Ndërlidhjet

Bakoyannis: Kosova të mos imitohet nga tjerët


Kosova "nuk duhet të imitohet nga askush tjetër" nëse ajo shpall pavarësinë nga Serbia, ka deklaruar ministreja e Jashtme e Greqisë Dora Bakoyannis.
"Ne do të shohim se çfarë do të ndodhë në rajon dhe të sigurohemi që çka do që të vendoset për Kosovën, ajo të jetë rast sui-generis, dhe Kosova të mos mund të imitohet nga askush tjetër", tha shefja e diplomacisë greke. Ajo i bëri këto komente pas takimit me Sekretaren e Shtetit Condoleezza Rice.
Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Sean McCormack u tha gazetarëve pas takimit se Kosova "nuk përbën precedent".
XS
SM
MD
LG