Ndërlidhjet

Vaclav Klaus rizgjidhet president i Çekisë


Presidenti i Çekisë, Vaclav Klaus
Presidenti i Çekisë, Vaclav Klaus
Ligjvënësit çekë kanë rizgjedhur Vaclav Klausin për një mandat të dytë pesëvjeçar në postin e presidentit. Ligjvënësit çekë i dhanë 141 vota presidentit aktual.
"Unë do të jem president i të gjithë qytetarëve të Çekisë", tha Klaus pas fitores së ngushtë. Klaus ishte kryeministër gjatë viteve 1992-1997. Para kësaj ai shërbeu si ministër i Financave.
Klausi, një politikan me karrierë të gjatë, mundi kandidatin e pavarur, Jan Svejnar.
Kandidati Svejnar, çeko-amerikan, me profesion ekonomist, nuk ka pasur përvojë të mëparshme në politikën çeke. Svejnar nuk komentoi për të ardhmen e tij në politikë.
"Edhe pse nuk jam zgjedhur, përkrahja juaj nuk ishte e kotë", tha ai, duke falënderuar deputetët nga Partia Social-demokrate dhe të gjelbërit, të cilët qëndruan prapa kandidimit të tij.
Të dy, si Klaus dhe Svejnar, kanë mbështetur planin amerikan për vendosjen e mbrojtjes raketore në Republikën Çeke. Klaus njihet si kritik i BE-së, kurse Svejnar mbështet integrimin e plotë në BE. Republika Çeke do të marrë presidencën e radhës së Bashkimit Evropian në gjysmën e parë të vitit 2009.

XS
SM
MD
LG