Ndërlidhjet

Tajvani mbështet pavarësinë


Ministria e Jashtme e Tajvanit ka përgatitur deklaratën e urimit për Kosovën, që pritet të shpallë sot pavarësinë. Tajvani do përsërisë mbështetjen për parimin e Kombeve të Bashkuara për të drejtën e popujve për vetvendosje.

Tajvani, i cili zyrtarisht njihet si pjesë e Kinës, është shkëputur dhe ka krijuar sistemin e vet politik dhe ekonomik që në fund të luftës civile në vitin 1949.

"Është e drejtë themelore e popullit të Kosovës të vendosë për të ardhmen e vet. Kombet e Bashkuara duhet ta mbështesin dhe pranojnë Kosovën si vend anëtar, pasi në të kundërt shkelin ligjet bazë të kësaj organizate, që janë pjesëmarrja e barabartë dhe vetvendosja", thanë zyrtarët e Tajvanit.
XS
SM
MD
LG