Ndërlidhjet

Për Serbinë – Deklarata është ilegale


Zyrtarët më të lartë të Serbisë kanë hedhur poshtë deklaratën "e njëanshme dhe ilegale" për shpalljen e pavarësisë, por kanë thënë se ata nuk do ta përdorin forcën. Presidenti Boris Tadiq ka kërkuar nga organizatat ndërkombëtare "që menjëherë ta anulojnë këtë akt, i cili shkelë parimet themelore të së drejtës ndërkombëtare". Kryeministri Vojisllav Koshtunica vlerësoi se shpallja e njëanshme "e këtij shteti të rrejshëm", është akti përfundimtar i politikës, e cila ka filluar me sulmet e NATO-s kundër Serbisë në vititn 1999. Ai kritikoi Shtetet e Bashkuara, duke thënë se ato e kanë vënë forcën para Kartës së OKB-së dhe ka shkelur rendin ndërkombëtar.
XS
SM
MD
LG