Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

SAN ANTONIO


Presidenti amerikan Xhorxh Bush ka mbrojtur programin e tij të përgjimit të bisedave ndërkombëtare telefonike dhe email-et e disa shtetasve të SHBA, duke thënë se kjo ishte bërë me qëllim që të parandalohen sulmet terroriste në Amerikë.
"Mendoj se shumica e amerikanëve e kuptojnë nevojën për të zbuluar se ç'ka po mendon armiku. Kjo është ajo që po bëjmë ne. Ne jemi në luftë me vrasësit gjak-ftohtë që janë të gatshëm të vrasin në çdo moment. Qartas unë kam përgjegjësi për të vepruar brenda ligjit. Këtë po e bëj".-tha mbrëmë vonë presidenti Bush në një qendër ushtarake mjekësore në shtetin e Teksasit, ku po mjekohen pjesëtarët e ushtrisë amerikane të plagosur në Irak.
Ndërkohë disa ligjëvënës në Kongresin e Shteteve te Bashkuara kanë thënë se planifikojnë mbajtjen e seancave dëgjimore për të shqyrtuar se a ka apo jo presidenti Bush të drejtë kushtetuese për të urdhëruar monitorim të këtillë të brendshëm pa vendim gjyqësor pas sulmeve të 11 shtatorit 2001.
XS
SM
MD
LG