Ndërlidhjet

BEJRUT


Një komision i Kombeve të Bashkuara ka kërkuar që të takohet me presidentin sirian Bashar al –Assad për të diskutuar të vërtetën mbi vrasjen e ish-kryeministrit libanez, Rafik Hariri. Zëdhenësja e komisionit, Nasrat Hassan, tha se kërkesa për takim është dërguar zyrtarisht. Kërkesa vjen pas deklaratës së ish-zëvendëspresidentit të Sirisë, Abdel Khadam në Paris, i cili akuzoi presidentin Assad se e ka kërcënuar ish-kryeministrin libanez, para se ai te vritej, më 14 shkurt të vitit 2005.
XS
SM
MD
LG