Ndërlidhjet

TEHRAN


Irani ka njoftuar se do ti vazhdojë kërkimet për karburantin bërthamor brenda disa ditësh. Kreu i Agjensisë së Energjisë Bërthamore të Iranit Mohamed Saeedi tha se ka njoftuar komisionerët e vëzhgimit të Kombeve të Bashkuara për vendimin e marrë. Lidhur me këtë çështje, zëdhënësja e Agjensisë ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore me qendër në Vienë, Melisa Fleming tha se në këto kohë Agjensia është në proçesin e të kërkuarit sqarime nga Irani për pasojat e vendimit të marrë. Ndërkaq drejtori i Agjensisë Bërthamore të Iranit, Saeed tha se Irani ka ndër mend ti kordinojë kërkimet me Agjensinë Ndërkombëtare të Energjisë.
XS
SM
MD
LG