Ndërlidhjet

MOSKË


Kompania që ka monopolin e gazit në Rusi, Gazprom ka njoftuar rritjen e sasisë se gazit të eksportuar drejt tregut evropian përmes Ukrainës.
Austria dhe Hungaria kanë pësuar shkurtim prej 40% të furnizimit me gaz si pasojë e mosmarrëveshjeve mes Rusisë dhe Ukrainës. Ndërkaq sot Polonia dhe Rumania deklaruan se po kërkojnë burime të tjera të furnizimit me gaz. Sipas autoriteteve polake furnizimi i tregut vendas ka rënë 50 % që kur Rusia ndërpreu furnizimin, Ukrainës. Rumania ka ndër mend të përdorë qymyrin dhe të ndërtojë burime të reja hidroelektrike.
XS
SM
MD
LG