Organizata për të drejtat e gazetarëve me seli në Paris "Reporterët pa Kufij", ka bërë të ditur se gjatë vitit 2005 në botë janë vrarë 63 gazetarë, numri më i lartë në dhjetëvjeçarin e fundit.
Në raportin e publikuar sot, thuhet se Iraku është sërish vendi më i rrezikshëm për gazetarët, ku janë vrarë 24, kurse pas Irakut vijnë Filipinet me 7 gazetarë të vrarë.
Numri i dhënë nga "Reporterët pa Kufij" është më i lartë se numri i publikuar të martën nga Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve, me seli në Shtetet e Bashkuara, i cili ka raportuar për 47 gazetarë të vrarë.