Një autobus që udhëtonte nga Kosova për në Beograd është sulmuar me një mjet shpërthyes, por nuk ka pasur të lënduar.
"Mjeti e ka goditur pjesën e prapme të autobusit, në të cilin ndodheshin 57 udhëtarë", ka thënë zëdhënësi i policisë, Refki Morina. Sulmi ka ndodhur të mërkurën vonë, afër qytetit të Suha Rekës. Policia ka bërë të ditur se autobusi ishte në linjën e rregullt Dragash-Beograd. Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë e ka dënuar këtë akt kriminal, duke thënë se kjo nuk është në interesin e Kosovës.