Ndërlidhjet

BAGDAD


Më shumë se 120 njerëz e humbën jetën dhe rreth 200 u plagosën në tre sulmet e djeshme vetëvrasëse në Irak, në ditën më të përgjakshme prej zgjedhjeve parlamentare të dhjetorit.
Në Qerbela, u vranë të paktën 49 veta, në Ramadi 69, kurse 5 ushtarët amerikanë humbën jetën kur një vetëvrasës e hodhi në erë automjetin e tyre.
Kryeministri Ibrahim al Jaafari e cilësoi valën e fundit të dhunës si përpjekje për të prishur proçesin politik kurse ambasada amerikane tha se ishte e tmerruar me sulmet e orëve të fundit në Irak.
XS
SM
MD
LG