Ndërlidhjet

JERUSALEM


Mjekët thanë se e kanë realizuar sot edhe një fotografim të trurit, por rezultatet nuk do të publikohen derisa të ndryshojë gjendja e kryeministrit izraelit, Ariel Sharon. Ata thanë se ende është herët të jepen vlerësime për gjendjen e tij. Siç është bërë e ditur, zoti Sharon vazhdon të jetë në gjendje të rëndë, por stabile. Pas operacionit të dytë, mjekët kanë thënë se fotografimi ka treguar shenja përmirësimi në krahasim me ato të mëparshmet.
Sekretarja amerikane e Shtetit, Condoleezza Rice, e ka anuluar vizitën e planifikuar për në Indonezi dhe Australi, për shkak të shqetësimeve lidhur me gjendjen e zotit Sharon dhe situatën në Lindjen e Mesme.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG