Ndërlidhjet

KAJRO


Ministri sirian i Informatave, Mahdi Dakël-Allah, ka thënë se hetuesit e Kombeve të Bashkuara për vrasjen e ish-kryeministrit libanez, Rafik Hariri, nuk mund të takohen me presidentin Bashar al-Assad.
Ai ka thënë se vendi i tij do të refuzojë çdo kërkesë të hetuesve për t'u takuar me presidentin.
Ndërkaq, shefi i diplomacisë evropiane, Havier Solana, u bëri thirrje të gjitha palëve që të bashkëpunojnë me të udhëheqësin e ri të hetuesve, prokurorin belg Sergje Bramerc, i emëruar nga Sekretari i Përgjithshëm, Kofi Annan.
XS
SM
MD
LG