Ndërlidhjet

PRISHTINË


Udhëheqës politik, fetar, kulturor e të tjerë, kanë vazhduar të ngushëllojnë Ipeshkvinë e Kosovës me rastin e vdekjes së papritur të imzot Mark Sopit.
Trupi i pajetë i të ndjerit dje është bartur nga Prishtina në Katedralen e Prizrenit, e cila gjatë tërë natës ka qenë e hapur për homazhe. Dom Lush Gjergji tha për Radion "Evropa e Lirë" se lutjet dhe homazhet në Katedrale vazhdojnë edhe sot, ndërsa nesër në mesditë do të mbahet mbledhje komemorative në Teatrin Kombëtar në Prishtinë.
Të shtunën, në Katedrale, do të mbahet mesha e dritës, dhe në bazë të dëshirës së tij, të shprehur shpesh, imzot Mark Sopi do të varroset në vendlindje, në Binçë të Vitisë, në orën 14.00.
XS
SM
MD
LG