Ndërlidhjet

PRISHTINË


Ministri i Pushtetit Lokal në qeverinë e Kosovës Lutfi Haziri tha sot se është i gatshëm të shkojë në Vjenë për t’u takuar me delegacionin e Serbisë lidhur me decentralizimin nëse një gjë e tillë kërkohet prej tij nga delegacioni i Kosovës në bisedat për statusin. ministri Haziri, Ministri Haziri tha për radion Evropa e Lirë se vendimi për të shkuar në Vjenë apo jo i takon delegacionit të Kosovës që kryesohet nga presidenti Rugova.
"Qëndrimi im është i njëjtë – unë shkoj vetëm me autoritet të ekipit negociator dhe me kërkesë të tyre. Jam i gatshëm që të përfaqësoj interesat e institucioneve të Kosovës në ëktë takim, por duhet vendim-marrja të jetë e qartë- ajo i takon vetëm delegacionit të Kosovës dhe çfarëdo vendimi që sjellin unë jam i gatshëm për të shkuar ose për të mos shkuar"-tha ministri Haziri. Ndërkohë ende nuk dihet se kur do të mblidhet ekipi negociues i Kosovës për statusin, i cili për herë të fundit është takuar kah mesi i dhjetorit të shkuar.
XS
SM
MD
LG