Ndërlidhjet

BERLIN


Ministrat e jashtëm të Britanise, Francës dhe Gjermanisë thanë se Irani duhet të tërhiqet para se të përballet me sanksionet e Kombeve të Bashkuara për rifillimin e aktivitetit bërthamor. Ministri i Jashtëm britanik Jack Straw tha se Irani ka cënuar marëveshjen me komunitetin ndërkombëtar.
"Dy vjet e gjysëm më parë ne ramë dakort për të pezulluar referemiet e Këshillit të Sigurimit në kembim të ndërprerjes së pasurimit të uraniumit dhe aktiviteteve të lidhura me këtë proçes nga ana e Iranit. Dhe tashmë janë ata që po e thyejnë marëveshjen çfarë përbën dhe çeshtje të refermit të Këshillit të Sigurimit.-tha kryediplomati britanik.
Në Uashington Sekretarja amerikane e Shtetit Condooleza Rise tha se SHBA i bashkohet BE dhe shteteve të tjera të komunitetit ndërkombëtar në dënimin e qeverisë iraniane ndaj përshkallëzimit të çështjes.
"Nuk ka asnjë arsye paqësore për rregjimin e Iranit në proçesin e pasurimit të uraniumit".- tha Rice.
XS
SM
MD
LG