Ndërlidhjet

BRUKSEL


Bashkimi Evropian ka ndarë 100 milionë dollarë për të ndihmuar në parandalimin e gripit të shpendëve, para konferencës së donatorëve që mbahet javën e ardhshme në Kinë.
Njoftimin e bëri komisionerja për Marrëdhënie me Jashtë, Benita Ferrero-Waldner, në Bruksel.
"Në konferencë, Komisioni do t'i zotojë 100 milionë dollarë, që bëjnë rreth 80 milionë euro", tha Ferrero-Waldner.
Zyrtarë të shëndetësisë, sidomos pas rasteve të fundit në Turqi, kanë shfaqur frikën për mundësinë e përhapjes së epidemisë.
Në tërë botën, nga ky virus kanë vdekur rreth 80 njerëz, shumica në Azinë juglindore. Shkencëtarët thonë se infektimi ka qenë pasojë e kontaktit të drejtpërdrejtë me shpendë të sëmurë e jo nga njeriu në njeri.
XS
SM
MD
LG