Ndërlidhjet

VJENË


Ish i dërguari i posaçëm i Kombeve të Bashkuara për vlerësimin e gjendjes në Kosovë, Kai Aide, deklaroi sot në Vjenë se bashkësia ndërkombëtare ka bërë gabime gjatë angazhimit të saj në Kosovë.
Megjithatë, ai vlerësoi se "Kombet e Bashkuara e kanë kryer shkëlqyeshëm punën e tyre në këto 6 vjet e gjysmë, sidomos sa i përket policisë shumetnike".
Aide e ka kritikuar UNMIK-un për shkak se, sipas tij, detyrat administrative janë transferuar shumë ngadalë tek institucionet vendore, dhe në këtë aspekt, ai ka theksuar se edhe sot drejtësia kosovare është "pikë e dobët".
Ndërkaq, eurodeputeti austriak, Hans Svoboda, ka thënë se pret që për një "kohë të caktuar", Kosova ta fitojë pavarësinë. Ai ka thënë se kjo do të ishte zgjidhja më e mirë, si për shqiptarët e Kosovës, ashtu edhe për Beogradin, sepse në të kundërtën, do të ketë "konflikte të përhershme në Serbi".
XS
SM
MD
LG