Ndërlidhjet

BAGDAD


Zyrtarë të drejtësisë në Irak deklaruan se kryetari i trupit gjykues në proçesin kundër Sadam Hysein, ka dhënë dorëheqjen. Gjyqtari Rizgar Mohamed Amin drejtonte trupin gjykues prej 5 anëtarësh. Lajmi është publikuar nga disa agjensi perëndimore sot në Bagdad, dhe sipas tyre negociatorët po përpiqen që ta bindin atë ta tërheqë dorëheqjen. Raportimet thonë se dorëheqja e Amin, erdhi pas kritikave që i jane bërë në media për humbje të kontrollit në proçesin gjyqësor.
XS
SM
MD
LG