Ndërlidhjet

MOSKË


Kancelarja gjermane Angela Merkel e cila ndodhet për vizitë në Rusi, ka biseduar sot në Moskë me presidentin Vladimir Putin.
Para takimit, Putin ka thënë se marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve kanë mbetur të pandryshuara, pavarësisht ndërrimit të lidershipit në Gjermani.
Kurse Merkel, e ka cilësuar bazë të mirë për marrëdhëniet e mëtutjeshme, takimin e saj me Putinin si lidere e opozitës, në shtator të vitit të kaluar.
Zyrtarët gjermanë kanë thënë se Merkel do të bëjë përpjekje ta bindë presidentin rus që të bashkohet më BE-në dhe Shtetet e Bashkuara, në dërgimin e çështjes së Iranit para Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
Para largimit nga Moska, Merkel pritet të takohet edhe me parlamentarë, përfaqësues të organizatave joqeveritare dhe personalitete të kulturës.
XS
SM
MD
LG