Ndërlidhjet

TIRANË


Kryeministri i Shqipërisë, Sali Barisha, planifikon që më vonë gjatë këtij muaji ta vizitojë Kosovën, me qëllim të avancimit të marrëdhënieve bilaterale dhe kontributit për paqen e stabilitetin në rajon, ka bërë të ditur sot Zyra e tij.
Zoti Berisha është ftuar nga kryeministri i Kosovës Bajram Kosumi dhe shefi i UNMIK-ut, Jessen-Petersen, për vizitë më 26 dhe 27 janar.
"Konsultimet rajonale dhe bashkëpunimi do të kenë ndikim pozitiv, jo vetëm në procesin e definimit të statusit të ardhshëm, por edhe në përmirësimin e kushteve sociale dhe ekonomike për kosovarët", thuhet në ftesë, sipas Zyrës së kryeministrit Berisha.
XS
SM
MD
LG