Ndërlidhjet

MOSKË


Rusia ka hartuar dokumentat për tribunalin e Hagës për dërgimin e ish presidentti jugosllav Milosheviç, për kurim mjekësor në Moskë- bën të ditur Ministria e Jashtme e Rusisë. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Mikhail Kamynin për gazetarët, tha se Rusia ka paraqitur në Gjykatën Ndërkombëtare për Ish Jugosllavinë paketën e nevojshme të dokumentave mbi bazën e të cilave tribunali mund të vendosë lirimin e përkohshëm të Milosheviçit për udhëtimin në Rusi.
Ish presidenti jugosllav vuan nga probleme kronike në zemër dhe tension të lartë në gjak. Ai po gjykohet në tribunalin e Kombeve të Bashkuara për krime të luftës në ish Jugosllavi.
XS
SM
MD
LG