Ndërlidhjet

NJU JORK


Organizata "Human Rights Watch" ka kritikuar administratën e SHBA për keqtrajtim të të burgosurve. Në raportin vjetor, organziata thkeson se kjo praktikë kishte ndihmuar terroristët për të rekrutuar anëtarë të rinj dhe kishte dëmtuar përpjekjet e Uashingtonit për të bërë presion ndaj vendeve të tjera për respektimin e të drejtës ndërkombëtare.
Zyrtari i Organizates Keneth Rot tha se mospërfillja e SHBA për të drejtat e njeriut në emër të luftës kundër terrorizmit ishte jashtëzakonisht kundër produktive dhe fyerje e cila ka ndihmuar terroristët.
Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Scot Mc Callen e ka hedhur poshtë këtë raport dhe tha se ai ishte bazuar më së shumti në axhendën politike se sa në fakte.
XS
SM
MD
LG