Ndërlidhjet

BAGDAD


Mbetet ende i varur fati i gazetares Jill Carroll, e rrëmbyer 12 ditë më parë ndërkohë që pengmarrësit kërcënojnë se do ta vrasin atë nëse nuk lirohen të gjitha gratë irakiane nga burgjet.
Ministria e Drejtësisë në Irak tha se forcat amerikane do t'i lirojnë 6 gratë nga burgjet e Irakut, por shtoi se ky hap nuk ka lidhje me kërkesat e grupit militant, i cili ka rrëmbyer gazetaren. Por forcat amerikane ende nuk kanë konfirmuar lirimin e grave irakene.
Ndërkaq televizioni arab Al-Jazeera ka transmetuar sot pamje të reja të gazetares së rrëmbyer dhe pengmarrësve të armatosur dhe të maskuar.
XS
SM
MD
LG