Ndërlidhjet

BRUKSEL


Komisioni Evropian paralajmëroi sot Serbinë se duhet të dorezojë të shumëkërkuarit për krime lufte gjeneral Ratko Mladiç dhe Radovan Karadziç, nëse do të ndërtojë lidhje më të ngushta me BE.
Qëndrimi u bë i ditur nga Komisioneri për Zgjerimin e BE Olli Rehn, pas takimit me Kryeprokuroren e Tribunalit të Hagës, Carla Del Ponte.
"Nëse ne nuk shohim progres të shpejtë në arritjen e një bashkëpunimi të plotë, do të ketë sigurisht pasoja ekstremisht negative për bisedimet e marëveshjes Asocim Stabilizimit mes Serbisë dhe BE". –tha komisioneri Reihn.
Ndërkaq Kryeprokurorja Del Ponte tha se Mladiç është në Serbi dhe se ai gëzon mbrojtjen e ushtrisë serbe.
Del Ponte tha se Komisioni Evropian do të ndërpriste bisedimet e asocimit me Serbinë, nëse kjo e fundit nuk dorëzon Mladiçin në Tribunalin e Hagës.
Njëkohësisht Karla Del Ponte ka thënë se kundërshton fuqishëm kërkesën e Milosheviçit përkohësisht të shkojë për trajtim mjekësor në Rusi.
XS
SM
MD
LG