Ndërlidhjet

KAIRO


Televizioni arab Al –Jazeera ka transmetuar një audiokasetë, ku sipas CIA-s, zëri i përket Osama Bin Ladenit, liderit të Al –Kaedës. Në mesazh thuhet se Al –Kaeda po përgatitet për sulme në SHBA. Në kasetë i ofrohej SHBA një armëpushim i përkohshëm.
Zëri në kasetë theksonte se masat e sigurisë në SHBA nuk janë arsyeja pse nuk ka patur sulme qysh prej 11 Shtatorit të vitit 2001. Por arsyeja sipas mesazhit në kasetë është se "ka operacione që kërkojnë përgatitje".
Analistët thonë se përmes kësaj kasete synohet të tregohet se ai është ende gjallë dhe të portretohet si lider politik. Nuk kanë shkuar as tri orë, dhe Shtëpia e Bardhë ka hedhur poshtë ofertën për armëpushim nga Bin Ladeni.
"Ne nuk negociojmë me terroristet. Këtë lufte e kanë filluar terroristët dhe presidenti e ka bërë të qartë, se ne do ta përfundojmë atë në kohën dhe vendin sipas zgjedhjes tonë"- ka thënë Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Scott McClellan.
XS
SM
MD
LG