Ndërlidhjet

BRATISLLAVË/BUDAPEST


Ekipet shpëtimtare kanë indentifikuar të 42 personat që humbën jetën nga përplasja e aeroplanit ushtarak sllovak në një mal në veri të Hungarinës, ka kumtuar Ministria e mbrojtjes e Sllovakisë. Me këtë aeroplan pjesëtarët e ushtrisë së Sllovakisë po ktheheshin nga shërbimi në kuadër të KFOR-it në Kosovë. Nga ky incident i rëndë ka shpëtuar vetëm një person. Komandanti i forcave ajrore të Sllovakisë, Juraj Baranek tha se ende nuk dihen shkaqet e rrëzimit të aeroplanit të tipit Antonov An–24. Ministri i mbrojtjes i Hungarisë, Ferenc Juhash tha se hetimet për këtë rast mund të zgjasin dy muaj. Ai e përjashtoi mundësinë e sulmit terrorist.
XS
SM
MD
LG