Ndërlidhjet

BAGDAD


Sot në Bagdad u shpallën rezultatet e zgjedhjeve të përgjithshme, që u mbajtën më 15 dhjetor të vitit të kaluar. Siç pritej, partitë fetare shiite fituan 128 vende, në parlamentin që do ti ketë 275 deputetë. Pra, shiitët nuk ia dolën ta sigurojnë shumicën. Dy grupet kryesore të sunitëve fituan gjithsej 55 vende, ndërsa blloku kryesor i kurdëve do të përfaqësohet me 53 deputetë. Lista e ish kryeministrit Ijad Allavi siguroi 25 deputetë ndërsa vendet e tjera të mbetura u takojnë partive të vogla ose kandidatëve të pavarur.
XS
SM
MD
LG