Ndërlidhjet

HELSINKI


I dërguari posaçëm i Kombeve të Bashkuara për statusin, Marti Ahtisari, ka mbajtur një konferencë me gazetarë, për të shprehur pikëllimin e thellë nga lajmi për vdekjen e Presidentit Rugova. "Dua t'i shpreh familjes ngushëllimet e mia të thella", u shpreh Ahtisari, duke theksuar besimin e tij për mosngecjen e procesit të negociatave. "Shpresoj se negociatat do të vazhdojnë, dhe jam i sigurt se Presidenti Rugova do të donte që procesi të arrinte rezultate", tha Ahtisari, ndërsa njoftoi se e ka shtyrë për një datë të pacaktuar takimin e Vjenës.
XS
SM
MD
LG