Ndërlidhjet

BRUKSEL


"Kosova ka humbur liderin historik, i cili tërë jetën ia kushtoi mbrojtjes dhe promovimit të të drejtave të popullit të Kosovës", thuhet mes tjerash, në deklaratën e Përfaqësuesit për Politikë të Jashtme dhe Siguri të Bashkimit Evropian, Havier Solana, i cili gjithashtu, i ftoi liderët e Kosovës që edhe pas vdekjes së Presidentit, të tregojnë "unitet dhe përgjegjësi".
Ngushëllime Familjes Rugova dhe institucioneve të Kosovës, u kanë shprehur edhe liderë të shumtë botërore, si presidenti francez, Jacques Chirac, kancelarja gjermane, Angela Merkel, kryetari i radhës i OSBE-së, Ministri i Jashtëm i Belgjikës, Karel De Gucht, e shumë të tjerë.
XS
SM
MD
LG