Ndërlidhjet

PRISHTINË


Varrimi i presidentit të Kosovës Ibrahim Rugova do të mbahet të enjten. Këshilli Ekzekutiv i varrimit ka njoftuar se përshëndetjet e fundit me presidentit Rugova do të mbahen në sallën 1 tetori në Prishtinë.
Kryetari i Kuvendit Nexhat Daci tha të gjitha detajet e ceremonisë mortore do t’i bëjë të ditur Këshilli Ekzekutiv i varrimit, i cili sërish do të takohet sot në orët e pasdites.
Ndërkohë shumë personalitete botërore kanë shpehur gatishmërinë për të marrë pjesë në varrimin e presidentit Rugova.
Është konfirmuar se rojen e nderit dhe nderimet ceremoniale do t'i bëjë Garda ceremoniale e TMK së.
Ndryshe, që nga orët e mëngjesit qindra qytetarë nga vende të ndryshme të Kosovës po qëndrojnë në radhë të gjata drejt rezidencës së presidentit Ibrahim Rugova në lagjen Velania, për t’i dhënë atij lamtumirën e fundit.
XS
SM
MD
LG