Ndërlidhjet

PRISHTINË


Shërbimi Policor i Kosovës ka marrë të gjitha përgjegjësitë që të ruajë sigurinë gjatë tërë kohës sa do të kryhen ceremonitë mortore për presidentin Ibrahim Rugova, i cili vdiq të shtunën pas një beteje me kancerin në mushkëri.
Zëdhënësja e Shërbimit Policor të Kosovës Sabrije Kamberi thotë se aktualisht situata e sigurisë në tërë Kosovës është e qetë dhe stabile.
Vlerësim të njëjtë për situatën e sigurisë jep edhe shefi për informim i KFOR-it Pio Sabeta.
“Deri tash nuk ka ndonjë ndryshim në vlerësimin tonë për situatën e sigurisë në Kosovë. Siguria e brendshme është përgjegjësi e policisë së UNMIK-ut dhe SHPK-së dhe në po punojmë ngushtë me ta për të siguruar se cdo gjë është në rregull”, tha Sabeta.
Ndërkohë, Shërbimi Policor i Kosovës tashmë ka bllokuar rrugën “Nënë Tereza”, në të cilën nga mëngjesi i sotëm qytetarët të shumtë po presin në radhë për t’i bërë homazhe presidentit Rugova.
XS
SM
MD
LG