Ndërlidhjet

TIRANË


Sot në Shqipëri është dita e parë e zisë tre ditore të shpallur në shenjë nderimi për presidentin Ibrahim Rugova. Flamujt në institucionet shtetore janë ulur në gjysmë shtizë. Të gjitha aktivitetet kulturore dhe sportive në Tiranë janë anulluar, ndërsa televizionet kanë ndërprerë programet e zakonshme.
Në qendër të kryeqytetit qytetarë kanë ndezur qirinj dhe kanë shprehur ngushëllimet familjes dhe kosovës për humbjen e presidentin Rugova.
Analistët në Tiranë, humbjen e presidentit Rugova, e konsiderojnë humbjen e një simboli në një moment vendimtar për Kosovën.
Një delegacion i nivelit të lartë shtetëror me 30 anëtarë i drejtuar nga presidenti Moisiu dhe ku është paralajmëruar të marrin pjesë kryeministri Berisha, ish presidenti Mejdani, ish kryeministri Nano, dhe kryetari socialist Rama, do të niset për të marrë pjesë në ceremoninë mortore të presidnetit Rugova.
XS
SM
MD
LG