Ndërlidhjet

PRISHTINË


Delegacione shtetërore nga vende të ndryshme të botës dhe rajonit kanë konfirmuar pjesëmarrjen në varrimin e presidentit Ibrahim Rugova. Këshilli Ekzekutiv i Ceremonive Mortore pritet që pas takimit që do ta zhvillojnë pasdite të publikojë listën e këtyre delegacioneve, si dhe detajet tjera rreth ceremonisë mortore të presidentit Rugova.
Përfaqësuesi i grupit punues për media në Këshillin Ezekutiv të varrimit Muhamet Hamiti tha se ndër personalitetet, që kanë konfirmuar pjesëmarrjen në varrim janë i dërguari i posaçëm i Kombeve të Bashkuara për statusin, Marti Ahtisari, përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të Jashtme dhe Siguri Havier Solana, Shefi i Komisionit Evropian për Zgjerim Oli Rehn, kryetari i Kroacisë, Stipe Mesiq, kryetari i Sllovenisë Janez Dernovshek, ai i Maqedonise, Branko Cervenkoski, ministrja e jashtme e Zvicrës Micheline Calmy-Rey dhe një delegacion shtetëror i përbërë nga 30 anëtarë dhe i kryesuar nga kryetari i Republikës së Shqipërisë Alfred Mojsiu.
Ndërkohë, shefi i UNMIK-ut duke komentuar kërkesën e presidentit Serb Boris Tadiq, për të marrë pjesë në varrim, ka thënë se për këtë duhet të vendosë Këshilli Ekzekutiv në përputhje me vullnetin e familjes Rugova.
XS
SM
MD
LG