Ndërlidhjet

PODGORICË


Numri i të vdekurve nga aksidenti i rëndë hekurudhor në Mal të Zi, ka arritur në 45, ndërkohë që mbi 200 të tjerë janë të lënduar.
Aksidenti tragjik ndodhi dje, kur treni me pasagjere, shumica femije, ka dalë nga binarët, dhe u rrokullis në një kanion të lumit Moraça. Kreu i kompanisë së hekurudhave malazeze Momo Rakoçeviç sqaroi se shkaku më i mundshëm i aksidentit ka qenë mungesa e zbatimit të rregullave të transportit hekurudhor nga ana e makinistit dhe ndihmësve te tij.
Qeveria malazeze ka shpallur tri Ditë Zie, ndërsa ministri i Transportit, Andrija Llompar, ka dhënë dorëheqje për shkak të aksidentit.
Ndërkaq autoritetet malazeze kanë marrë mesazhe ngushëllimi nga kryeministri i Kosovës Bajram Kosumi dhe kryetari i kuvendit Nexhat Daci.
XS
SM
MD
LG