Ndërlidhjet

PRISHTINË


Në kryqendrën e Kosovës po vazhdojnë të arrijnë zyrtarë të lartë ndërkombëtarë, liderë politikë e diplomatë të shumtë, të cilët do të marrin pjesë në ceremoninë e varrimit të Presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova.
Në orët e mbrëmjes ka arritur edhe Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri i BE-së, Havier Solana, ndërsa në Prishtinë tashmë ndodhen diplomati Kai Aide, kongresmeni amerikan, Eliot Engel, ish-kryeadministratori i Kosovës, Michael Steiner, e personalitete të tjera.
Ndër delegacionet e para që kanë arritur në Prishtinë për t'i bërë nderimet e fundit Presidentit Ibrahim Rugova, ishte delegacioni i Shqipërisë, i kryesuar nga presidenti Alfred Moisiu. Ai e shpalli sot vendimin e tij për ta dekoruar pas vdekjes Presidentin Rugova me dekoratën "Urdhëri i Flamurit Kombëtar".
Moisiu tha se Shqipëria do ta përkrahë Kosovën për realizimin e ëndërrës së Presidentit Ibrahim Rugova për liri e pavarësi.
XS
SM
MD
LG