Ndërlidhjet

PRISHTINË


Presidenti i Kroacisë Stipe Mesiq tha se presidenti i ndjerë i Kosovës Ibrahim Rugova ishte Gandi i Evropës, i cili gjithmonë synonte të gjejë zgjidhje politike për problemet.
"Pas vdekjes së Rugovës, procesi i zbatimit të standardeve ndërkombëtare dhe përpjekjeve për përcaktimin e statusit, sigurisht që do të vazhdojë. Vdekja e Rugovës nuk do t'i ndalë. Ndoshta disa gjëra do të përshpejtohen. E shihni se sa delegacione shtetërore dhe përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare kanë ardhur në Prishtinë. Gjithë kjo pasqyron dëshirën për të gjetur një zgjidhje përfundimtare për statusin e Kosovës", tha Mesiq.
Ai tha se do të ishte e pakuptimtë të shtyhej zgjidhja përfundimtare për Kosovën por edhe për Malin e Zi, sepse ky është realitet pas shpërbërjes së Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë.
XS
SM
MD
LG