Sot u shënua 61 vjetori i çlirimit të kampit nazist gjerman në Aushvic, nga ana e trupave sovjetike gjatë Luftës së Dytë Botërore. Vlerësohet se afro 1 milion e gjysmë njerëz vdiqën në kampin Aushvic. Shumica prej tyre ishin hebrenjë. Sot poashtu është shënuar edhe dita ndërkombëtare e përkujtimeve për afro 6 milionë hebrenjtë që vdiqën në Holokaust. Disa liderë evropianë me këtë rast kanë hedhur poshtë deklarimet e fundit të presidentit të Iranit, Mahmud Ahmadinexhat, i cili e ka kundërshtuar Holokaustin, duke e quajtur "mit".
Përdorimi i përmbajtjes sonë
⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.
Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.