Ndërlidhjet

PRISHTINË


Edhe në ditën e shtatë të zisë së përgjithshme shpallur për të nderuar figurën e presidentit të ndjerë të Kosovës Ibrahim Rugova, qytetarë të shumtë kanë vazhduar të bëjnë homazhe te varri i tij në Prishtinë.
Qytetarët që bënin homazhe thoshin se kishin ardhur për të nderuar kujtimin e tyre për presidentin Rugova dhe për ta falënderuar atë për gjithë përpjekjet e tij për Kosovën. Edhe sot flamujt kanë vazhduar të mbeten në gjysmështizë jo vetëm para institucioneve, por edhe në sheshin kryesor të Prishtinës.
XS
SM
MD
LG