Ndërlidhjet

KATOVICË


Të paktën 66 njerëz kanë humbur jetën dhe mbi 140 të tjerë janë lënduar nga rrëzimi i pullazit së një salle ekspozitash në Katovicë të Polonisë.
Autoritetet druajnë se numri i viktimave mund të jetë më i madh. Ende ka njerëz të mbetur nën rrënoja ndërsa temperatura gjatë natës ra në minus 15 gradë.
Besohet se pullazi u shemb nga bora e madhe, në kohën kur në sallë ndodheshin rreth 500 njerëz.
Polonia e përjeton dimrin më të ashpër në dekadat e fundit.
Në Gjermani, moti i ftohtë dhe acari shkaktuan vdekjen e 5 njerëzve. Në Francën jugore bora i ka paralizuar linjat furnizuese dhe rreth 20 mijë shtëpi kanë mbetur pa energji, kurse në Portugali, rrugët kryesore janë bllokuar nga bora, që nuk mbahet mend në 50 vitet e fundit.
XS
SM
MD
LG