Ndërlidhjet

JERUSALEM


Izraeli tha se do ta bojkotojë qeverinë palestineze, e cila do ta përfshijë Hamasin, përderisa kjo lëvizje islamike nuk heq dorë nga terrorizmi dhe nuk e njeh të drejtën e ekzistimit të shtetit izraelit.
Ushtruesi i detyrës së kryeministrit, Ehud Olmert gjithashtu tha se Hamasi duhet t'i pranojë të gjitha marrëveshjet, të cilat Autoriteti Palestinez i ka nënshkruar me Izraelin.
Liderët e Hamasit i kanë hedhur poshtë kërkesat e perëndimit të heqin dorë nga dhuna kundër Izraelit, ose përndryshe rrezikojnë humbjen e ndihmave që janë vitale për mbijetesën e Autoritetit Palestinez.
XS
SM
MD
LG