Ndërlidhjet

PRISHTINË


Edhe në ditën e shtatë të zisë së përgjithshme shpallur për të nderuar figurën e presidentit të ndjerë të Kosovës Ibrahim Rugova, qytetarë të shumtë kanë vazhduar të bëjnë homazhe te varri i tij në Prishtinë.
Qytetarët thanë se kanë ardhur për ta nderuar kujtimin e tyre për presidentin Rugova dhe për ta falënderuar atë për të gjitha përpjekjet e tij për Kosovën.
Edhe sot flamujt kanë vazhduar të mbeten në gjysmështizë jo vetëm para institucioneve, por edhe në sheshin kryesor të Prishtinës.
XS
SM
MD
LG