Ndërlidhjet

MOSKË


Zëvendës ministri i jashtëm rus, Vladimir Titov është shprehur se vetëm negociatat do ta prodhojnë formulën për statusin e Kosovës që do të fitonte mbështetjen e Këshillit të Sigurimit. Në një artikull të botuar sot në gazetën Nevisimaya, ky zyrtar i lartë rus, ka shkruajtur se "Këshilli i Sigurimit do të mbështesë vendimin vetëm nëse ai arrihet me negociata, e jo njëanshëm". Zoti Titov mëtutje thekson se "gjithkush e ka të qartë se çështja e Kosovës dhe e Ballkanit janë të ndërlidhur me interesat evropiane dhe ndërkombëtare". "Ndryshimi madhor i situatës brenda dhe jashtë territorit është i domosdoshëm për inkurajimin e administratës shqiptare të Kosovës për bashkëpunim me standardet ndërkombëtare për minoritetet", shkruan zëvendës ministri i jashtëm i Rusisë në këtë artikull.
XS
SM
MD
LG