Ndërlidhjet

GAZA


Udhëheqësit palestinezë kanë kërkuar nga bashkësia ndërkombëtare të mos ndërpresë ndihmat financiare për territoret palestineze, pavarësisht fitores së Hamasit në zgjedhjet e javës së kaluar.
Zyrtarët e Hamasit kanë premtuar se ndihmat do përdoren për projekte sociale dhe të infrastrukturës si dhe nga presidenti i Autoritetit palestinez, Mahmud Abbas.
Por ministrja e jashtme austriake, vendi i së cilës ka kryesinë e rradhës së Bashkimit Evropian, tha:
"Dhuna dhe terrori nuk janë të përshtatshme me proceset demokratike dhe në këtë kuptim kemi kërkuar nga Hamasi dhe grupet e tjera të heqin dorë nga dhuna, të çarmatosen dhe të njohin shtetin e Izraelit", tha Ursula Plassnik.
Kancelarja gjermane, Angela Merkel gjatë vizitës në Bregun Perëndimor tha se është e paimagjinueshme për Gjermaninë të mbshtesë një qeveri palestineze që nuk njeh Izraelin.
XS
SM
MD
LG