Ndërlidhjet

MOSKË


Presidenti rus Vladimir Putin ka mbajtur sot konferencën vjetore për gazetarë në Kremlin, prej ku i bëri thirrje grupit militant islamik Hamas që të punojë me bashkësinë ndërkombëtare.
Ai ka folur edhe për Ukrainën, Çeçeninë dhe trazirat e vitit të kaluar në Uzbekistan.
Për Çeçeninë, ai tha se kjo republikë është kthyer në kornizën kushtetutese të Rusisë. "Natyrisht, si arritje politike do të përmendja formimin e trupave qeveritare të republikës çeçene. Me zgjedhjet për parlamentin e Çeçenisë, ky proces është kompletuar. Kjo republikë është kthyer plotësisht në kuadrin kushtetues të Federatës ruse", tha Putin.
XS
SM
MD
LG