Këngëtari irlandez Bob Geldof, që është një nga aktivistët më në zë të luftës kundër varfërisë, dhe ish presidenti finalandez, kryenegociatori aktual për statusin e Kosovës, Marti Ahtisari, janë dy ndër kandidaturat kyçe për çmimin Nobel për Paqe, për vitin 2006. Kjo është bërë e ditur nga burimet e Komitetit të Nobelit në një kohë që po afron afati i mbylljes së kandidimeve për këtë çmim.
Përdorimi i përmbajtjes sonë
⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.
Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.