Ndërlidhjet

MOSKË


Duhet të zhvillohen parimet universale, të cilat duhen ndjekur për zgjidhjen e konflikteve në mbarë botën, përfshirë Kosovën, Abhazinë dhe Osetinë jugore, tha presidenti i Rusisë Vladimir Putin.
"Nëse njerëzit besojnë se Kosova mund ta fitojë pavarësinë e plotë, atëherë përse nga kjo të privohen Abkhaza apo Osetia jugore", tha Putin në një konferencë për shtyp në Kremlin.
"Unë nuk them se Rusia menjëherë do t'i njohë Abkhazinë dhe Osetinë Jugore si shtete të pavarura, por precedente të tilla tashmë janë bërë", tha Putin duke iu referuar njohjes së Qipros Veriore nga ana e Turqisë.
XS
SM
MD
LG