Ndërlidhjet

PRISHTINË


Qëndrimet e Grupit të Kontaktit janë tepër të rëndësishme për rezultatin përfundimtar të bisedimeve për statusin e Kosovës, tha sot në Prishtinë, Albert Rohan, zëvendës i të dërguarit të Kombeve të Bashkuara për statusin e Kosovës, Martti Ahtisaari. Këto komente ai i bëri pas takimit me Grupin negociator të Kosovës. "Zgjidhja për statusin e Kosovës në fund duhet të miratohet nga Këshilli i Sigurimit, prandaj ajo që thotë dhe mendon Grupi i Kontaktit është jashëzakonisht e rëndësishme", tha zoti Rohan.
XS
SM
MD
LG