Ndërlidhjet

LONDËR


Bisedimet për definimin e statusit të Kosovës do të duhej të përfundonin në vitin 2006, ka thënë mbrëmë nënsekretari amerikan i Shtetit, Nicholas Burns. Ai ka premtuar se Uashingtoni është i përgatitur të luajë rol "shumë të rëndësishëm në këto bisedime, në mbështetje të Kombeve të Bashkuara".
Këto komente zoti Burns i bëri pas takimit të Grupit të Kontaktit për Kosovën.
Ai u ka thënë reporterëve se diskutimet për Kosovën "duhet të përshpejtohen". "Viti 2006 duhet të jetë vit i vendimit për Kosovën", ka thënë ai, duke shtuar se ky vendim do të jetë "jashtëzakonisht i vështirë" dhe nuk do të duhej ta detyronte pakicën serbe që të largohet nga Kosova. Ai kërkoi që shumica shqiptare të tregojnë "tolerancë dhe respekt për minoritetet" në mënyrë që të bëhet e mundshme për serbët që të mbesin në Kosovë. Njëkohësisht, Burns kërkoi nga Beogradi që të negociojë "seriozisht" lidhur me këtë çështje. "Ka ekzistuar shumë pak përkushtim nga ana e qeverisë në Beograd, që realisht të jetë në këto negociata dhe t'i përkushtohet përfundimit eventual", ka thënë Nicholas Burns.
XS
SM
MD
LG