Ndërlidhjet

BAGDAD


Ushtria e Shteteve të Bashkuara ka njoftuar sot për 5 ushtarë amerikanë të vrarë dje, në tri incidente të ndara. Tre prej tyre janë vrarë si pasojë e shpërthimit të një bombe të vendosur skaj rrugës, një tjetër me armë zjarri, në jug të Bagdadit, kurse i pesti afër Falluxhas.
Nga kryeqyteti irakian është raportuar gjithashtu për luftime ndërmjet forcave amerikane dhe pjesëtarëve të milicisë lokale shiite. Ushtria e Shteteve të Bashkuara ende nuk ka bërë ndonjë koment për këto luftime, ndërsa është njoftuar për një civil të vrarë.
Po në Bagdad, disa persona të armatosur i kanë rrëmbyer dy reporterë të televizionit irakian.
XS
SM
MD
LG